Qarku i Elbasanit, ashtu si i gjithë vendi, prej disa ditësh është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa në 24 orët e fundit intensiteti i tyre ka qenë më i lartë. Ndërkohë në lartësi mbi 1000 metra ka edhe reshje dëbore. Autoritet njoftojnë se ne akset rrugore nacionale kemi pasur prani te inerteve e aluvioneve, por qe nuk kane ndikuar ne qarkullimin e mjeteve. Aktualisht Fshati Benë i Labinotit Mal është i bllokuar. Probleme me Energjine elektrike ka ne Rrajce dhe gjithe zona.Ne Rrajce po bie nje shtylle mbi nje banese,eshte njoftuar OSHE ka nje vit, sot nga momenti ne moment mund te bjere mbi banese.
Më konkretisht në këto akse: Elbasan-Qafe Thane, tek kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglice, Elbasan-Rrogozhine ne segmentin Paper Bishqem. Ndëkrohë në Librazhd-Stebleve, kemi prani debore 10cm deri 20 cm ne segmentin Klenje-Stebleve. Shirgjan-Kacivel, ne Kacivel ka pasur bllokim te njeres ane te aksit nga renia e nje masivi dheu. Prurjet e lumenjve e te perrenjve kane qene deri mesatare pa sjelle probleme. Sakaq, furnizimi me energji elektrike ka qene me problematika te vogla me nderprerje në Njësitë Administrative Rrajce e Stravaj, në Njësitë Adminitrative Orenje e Lunik, si dhe disa kabina ne Njesinë Aadministrative Funar të bashkisë Elbasan. Nga prurjet e lumit Shkumbin eshte rritur niveli i tij dhe kanalet kulluese nuk mund te shkarkojne dhe si pasoje kemi 2 ha toke bujqesore nen uje ne Malasej, Nj.A Gjergjan bashkia Elbasan. Edlira




























