Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, bashkë me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja u ndalën në qendrën shëndetësore nr.3 dhe 4 të lagjes “11 Nëntori”, ku u njohën nga afër me ecurinë e vaksinimit të qytetarëve me dozën anti-COVID.
Gjiknuri tha se “qytetarë të shumtë vijojnë të marrin dozat e vaksinës anti-COVID në të gjithë qarkun e Elbasanit madje stafi mjekësor na informoi se ka filluar prej ditësh aplikimi i dozës së tretë”.
Sipas tij, në kuadër të planit kombëtar të vaksinimit, të gjitha qendrat shëndetësore janë të hapura në shtatë ditët e javës.
Gjiknuri ftoi të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë për mbrojtjen e jetës së tyre.