Adriana Matoshi, disa ditë më parë kaloi me sukses operacionin për tumor në tru.

Sot është rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës pas operimit që kishte pasur.

Ajo është mirëpritur nga deputetët me duartrokitje.

Në emër të Kuvendit të Kosovës, kryetari Gluak Konjufca, tha se i dëshirojnë shëndet dhe jetë të gjatë deputetes Matoshi.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vet është e fuqishme, po pse edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Kështu që, në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, tha ai.

Ajo arriti në Kuvend në kohën kur është duke u shqyrtuar në lexim të dytë buxheti për vitin 2022