Është gjetur i vrarë me armë zjarri një 35-vjeçar në Kodër Kamzë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për ‘News 24’ se automjeti ku është gjetur i vrarë 35-vjeçari është me targa të huaja.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.