Situata e përkeqësuar e motit në të gjithë vendin ka shtuar vëmendjen tek shkollat dhe kushtet e përshtatshme për fëmijët. Bashkia e Elbasanit ka garantuar ngrohjen në shkollat e fshatrave në zonat malore ku edhe problematikat janë më të mëdha, ndërkohë që po ashtu janë siguruar kushtet e nevojshme në shumicën e shkollave të qytetit. Në Elbasan ka shkolla model si “Bardhyl Popa”, e cila tashmë gëzon një infrastrukturë moderne përfshirë sistemin e ngrohjes.
Nxënësit kujtojnë kushtet në të cilat mësonin dikur dhe ato që gëzojnë tashmë.
Sa i përket arsimit parashkollor, ngrohja është garantuar prej vitesh tashmë në të gjitha kopshtet e bashkisë Elbasan.
#EDLIRAXHERRI



























