Bashkia e Elbasan ka vijuar trafitën e aksionit tëpastrimit, të rrugëve, shesheve te pallateve dhe zonave turistike. Prej disa muajsh tashme nga ana e bashkise se Elbasanit, përfshirë këtu ndërmarrjen e pastrimit dhe qytetarë, vijon aksioni, ndersa nuk mungon as prezenca e vete kreut te bashkise se Elbasanit, Z.Gledian Llatja.
Ndalesa e rradhes ka qene përgjatë Stacionit të Trenit Elbasan në kuadër Planin Kombëtar të Pastrimit. Kreu i Bashkisë së Elbasanit, premtoi se do të vijojë pa ndalim me aksionet në çdo cep të Elbasanit për largimin e mbetjeve dhe inerteve të hedhura pa kriter.
Vazhdimisht kryebashkiaku u bën apel qytetarëve të ruajnë dhe mirëmbajne zonën e tyre të banimit. Ndërsa ka kërkuar me tepër sensibilizim.
#EdliraXHERRI