5 kontenierë të mbetjeve urbane janë djegur nje nate me pare ne aksin nacional Elbasan-Metarlugji.Djegia e tyre ndodhi ne te njejtën kohë, nderkohe që shërbimi zjarrfikës dhe ekipet e bashkisë bën të mundur fikjen e tyre dhe po hetojnë atë se çka ka ndodhur.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi prej disa ditësh tashme ne lagje te ndryshme te qytetit janë djegur kontenierë plastik te mbetjeve urbane.
Në lidhje me këtë situate, Drejtori i Sherbimeve Urbane në bashkinë e Elbasanit, Tauland Sinanaj, shprehet se do vihen para drejtesise të gjithë ata që kanë berë nje gjest te tille.
Bashkia Elbasan u bën thirrje te gjitha organeve kopetente te marrin masa ne lidhje me keto ratse abuzimi me pasurine publike.
Kujtojmë se zevendesimi i të gjithë konteniereve te bashkise se Elbasnait është bërë vetem disa ditë më pare, duke sistemuar cdo lagje te qytetit dhe Njësive Administrative.
http://EdliraXHERRI. Elbasaninews.al




























