Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore. Sipas disa studimeve shkencore të kohëve të fundit, të cilave i referohemi konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirësojë shëndetin e kockave.

Ju sjellim më poshtë një informacion të detajuar mbi vetitë e forta të kumbullave të thata (si dhe disa produkteve të tjera) për forcimin dhe shëndetin e mirë të kockave.

Profili i vlerave të kumbullave yë thata – Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave. Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K, kalium dhe shumë antioksidantë.

Të gjithë këto ushqyes mund të merren edhe nga burime të tjera. Për shembull, çerek racioni me brokoli ofron të njëjtën sasi të vitaminës K si kumbullat e thata.

Gjashtë kajsi të thata ose një çerek avokadoje ofrojnë të njëjtën sasi mineralesh si 3 ose 4 kumbulla të thatë. Një racion me fasule (100 kalori) ofron 355 mg kalium ndërsa 3-4 kumbulla të thatë ofrojnë 290 mg kalium.

Tre filxhanë me brokoli që ofrojnë 100 kalori ofrojnë gjithashtu 948 mg kalium. Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave. Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.

Këto acide i gërr yejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.