Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka humbur nënën. Lajmi është zbuluar nga burime pranë Top Channel, por vetë prezantuesja e njohur nuk ka bërë ende asnjë reagim. E ëma e Fjoralbës, është ndarë nga jeta parakohe në moshën 54-vjeçare, por arsyeja ende nuk dihet. Ceremonia mortore do mbahet ditën e nesërme.
E lindur në një familje mjekësh, Fjoralba ka vendosur të ndjekë profesionin e babait të saj, duke u diplomuar në Stomatologji, e duke e ushtruar prej disa vitesh këtë profesion.
E bukur dhe plot talente! E kemi dëgjuar kaq shumë këtë shprehje, por, përtej mbingopjes me këtë fasadë, ekziston edhe një realitet tjetër, i përfaqësuar nga femra që përveç bukurisë, zotërojnë edhe vlera, që i bëjnë ato, në fund të fundit, të dobishme për një shoqëri të varfër nga pikëpamja intelektuale.
Femra që të frymëzojnë! E këtu nuk e kam fjalën për femrat që kanë bërë historinë e botës, por për ato vajza që çdo ditë mundohen t’ja dalin duke punuar fort, për ato vajza si Fjoralba Ponari.
Emri i Fjoralbës nuk është i panjohur, pasi ajo ka qenë pjesë e “The Voice Kids” së pari si konkurente, e një sezon më vonë, edhe si prezantuese. Ky i sotmi ngelet një lajm i hidhur, ngushëllime Fjoralbës!



























