Këto familje u akomoduan në banesa të reja pasi në zonën ku ato ndodheshin u evidentua paqëndrueshmëri gjeologjike dhe rrëshqitje e tokës.
“MIRËMËNGJES , dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë”, shprehet Rama.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çelësave të apartamenteve për banorët tha se qeveria ka bërë vetëm shpronësimin e banesave për shkak të paqëndrueshmërisë gjeologjike të zonës, ndërsa toka bujqësore mbetet e banorëve.



























