Në prag të Ditës së Verës, në Qendrën Kulturore të fëmijeve në Elbasan është mbajtur në dy net edicioni i 7 i festivalit “Zëra Pranverorë. I kthyer tashmë në traditë ky festival ka mbledhur në skene fëmijë të talentuar për këngën dhe për të organizuar me ta një festival me zërat e tyre të mrekullueshëm.

 

Padyshim që të gjithë këta diamantë krijuan në dy net në skenen e Qendrës Kulturore te fëmijeve një kurorë të mrekullueshme, një kurorë brilante, që me talentin e tyre do të zbukuronin jo vëtëm këtë skene por gjithë qytetin. Drejtori i Qendrës Kulturore të Femijeve në Elbasan, Martin Kushi tregon me teper detaje, ndersa bvën me dije se fituesja është Sergita Varfi.

Pranvera në këtë qytet, siç e ka bërë traditë këtu e shumë vite më parë, nuk shqetësohet për motin, sepse edhe në qoftë se moti mban kështu sic po mban këto ditë, janë fëmijet ata që vijnë si lule pranvere. Kështu erdhi edhe ky edicion dhe këta fëmijë si një pranverë dhe me zërat e tyre të bukur, sollën emocione të mrekullueshme në skenën e dekoruar si një peizazh pranvere.
EDLIRA XHERRI