Ka mbërritur në finale “Lëvizja Olimpike”, një nismë e bashkisë së Elbasanit, Zyrës Vendore të Arsimit dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Pas ndeshjeve, sipas shorteut ne prag të “Ditës së Verës” janë duke u zhvilluar finalet, ndërsa të gjithë fëmijët e kanë pritur me entuziazëm. Diçka e tillë u pa qartë ne tifozërinë e pranishme në këto ndeshje finale.
Nën/kryetari i Bashkisë Elbasan, Artur Guni, i cili është marrë që nga momenti i parë me kete organizim, shprehet që do ta kthejnë në traditë “Lëvizjen Olimpike”. Gunin e ka entuziamuar menyra sesi te rinjtë e përqafuan nismën.
Z. Guni ben me dije se finalet do të vijojnë edhe në ditet ne vijim, ndërsa të rinjtë shijojnë edhe ndeshjen dhe bëjnë tifo. Edlira XHERRI





























