Shkolla 9-vjeçare “Sulë Harri” mund të konsiderohet edhe si kampione e sportit në shkollat e qytetit të Elbasanit.
Në sajë të seriozitetit dhe përkushtimit të mësuesve të edukimit fizik dhe nxënësve të talentuar, djem dhe vajza, në aktivitetet e fundit të “Lëvizjes Olimpike” kjo shkollë arriti të fitojë vendin e parë në volejboll për vajza.
Gjithashtu, rezultate të shkëlqyera pati edhe në basketboll, teksa u shpall kampion si për djem edhe për vajza.
Duhet theksuar se gjatë gjithë aktivitetit është vënë re një shpirt i lartë gare, duke marrë në fund edhe frytet e punës dhe përkushtimit, me trofe mëse të merituar në lojërat me dorë.
Stafi i shkollës “Sulë Harri”, është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë anës sportive tek fëmijët dhe treguesi më i mirë janë rezultatet e arritura, pasi asgjë nuk ka ardhur rastësisht.
Shumë djem dhe vajza angazhohen vazhdimisht në aktivitetet sportive të shkollës dhe jashtë saj, duke e konsideruar sportin si pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së tyre.
Duke parë përkushtimin, nuk do të jetë e largët dita kur talentet e vegjël të bëhen kampionë të së ardhmes dhe të mbajnë lart edhe flamurin e qytetit të Elbasanit, i cili njihet si një qytet që e ka në gen sportin. /Elbasaninews




























