Në një kohë kur lufta në Ukrainë ka dhënë pasojat e para ekonomike në vendet e tjera të Europës, kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë ka gjetur një mekanizëm për të mbrojtur biznesin e vogël. Për këtë sjell një tabelë, ku sipas tij tregohet qartë që Shqipëria është i vetmi vend në rajon, por edhe në Europë, që ka taksën zero për biznesin e vogël.

 

Për kryeministrin, kjo është masa e duhur për të mbrojtur biznesin në këto kohë krizë, me ato që fitojnë më shumë, taksohen më shumë. Më herët kreu i qeverisë ka prezantuar edhe një paketë që e ka quajtur ‘Paketa e Rezistencës Sociale’ e përbërë nga 7 pika, sipas së cilit synohet mbrojtja e konsumatorëve përballë rritjes së çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Edlira XHERRI