Marsi cilësohet ndryshe edhe si muaji i mësuesisë, ndaj në kuadër të kësaj çështjeje në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit, është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temë: “Implementimi i strategjisë, sfida dhe refleksione”. Të pranishëm në këtë aktivitet, përveç pedagogëve dhe nxënësve të këtij fakulteti, morën pjesë edhe mësues dhe zyrtarë nga Drejtoritë Vendore Arsimore të disa qyteve të vendit. Prof.Dr. Xhevdet Zekaj, iniciator i kësaj tryeze, u ndal më në detaje rreth këtij aktiviteti.
Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Prof.Dr. Elisabeta Osmanaj, pohoi se bëhet fjalë për një nismë që ka nisur prej dy vitesh, teksa fakulteti që ajo drejton synon të ecë me hapin e kohës.
Njëkohësisht Osmanaj u bëri thirrje shkrimtarëve apo studiuesve që do t’i gjejnë dyert e hapura në këtë fakultet për të promovuar punën e tyre.
Meqënëse jemi në prag të zgjedhjes së degës së studimit nga ana e maturantëve, dekania u bëri thirrje që të studiojnë në këtë fakultet, sepse e kanë të ardhmen të sigurtë.
Edlira XHERRI



























