Me rritjen e çmimit të naftës, përdorimi i dyrrotakëve në Elbasan mbetet një zgjidhje ideale, duke ulur jo vetëm shpenzimet e portofolit, por njëkohësisht duke mbajtur edhe trupin në formë. Vihet re se përdorimi i bicikletes në Elbasan përqafohet me shumë nga të moshuarit. Për Televizionin Skampa, Qamil Bakiu, tregon se e perdor bicikleten prej vitit 1980, ku përveçse mbaron çdo punë me të, prej saj ka parë edhe të mira shendetësore.
Trendi i përdorimit të biçikletave nisur gjatë pandemisë po vijon edhe tani, veçanërisht pas lëvizjes së çmimit të karburanteve, ku shumë shqiptarë po lënë makinat në shtëpi dhe vendosin të lëvizin me biçikletë. Sipas statistikave, çdo vit numri i përdoruesve të dyrrotakëve vjen në shtim dhe kjo reflektohet edhe në rritjen e numrit të biçikletave të shitura.
Edlira XHERRI



























