Shpulla e Will Smith ndaj Chris Rock, i ka kushtuar shumë aktorit të njohur amerikan, pasi Oskar ka vendosur që ta përjashtojë për 10 vite nga akademia.

Kujtojmë se, një batutë që bëri komediani lidhur me flokët e Jada Pinkett, irritoi aktorin i cili më pas doli në skenë në Teatrin Dolby dhe i gjuajti me shuplakë. Batuta nuk është pritur mirë pasi arsyeja se pse Jada ka rruar flokët është sepse ajo vuan nga alopecia.

Dhe Smith është kthyer në vendin e tij duke bërtitur dy herë: “Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote”.

Ndërkohë, ishte e paqartë nëse Rock ishte i vetëdijshëm se Pinkett Smith kishte alopecia, një gjendje autoimune që shkakton humbjen e flokëve.

Ndërsa aktori është përballur me kritika gjatë këtyre ditëve, njerëzit shprehen me ironi se Smith duhet të komentojë pamjen e dikujt duke pretenduar se është një shaka por kur bëhet fjalë për atë dhe familjen e tij, nuk e lejon një gjë të tillë.

Së fundmi, kujtojmë që aktori kërkoi ndjesë publike duke thënë se sjellja e tij ishte e pafalshme.