ATSH/ -Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme vizitoi Klinikën Infektive në QKUK.

Nga vendi ku po trajtohen pacientët me COVID-19, shefi i ekzekutivit tha se lehtësimi i masave restriktive më 18 maj do të varet nga numri i të shëruarve në tri ditët e ardhshme.

Sipas tij nëse numri i të infektuarve është më i madh se i shëruarve do t’i shohin mundësitë për nevojën ose jo të lehtësimit të masave.

I pyetur se kujt i takojnë meritat për menaxhimin e pandemisë, Kurti tha se në radhë të parë qytetarëve, e më pas institucioneve relevante./KosovaPress/