Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka inspektuar qendrën e re shëndetësore të Zavalinës të rehabilituar me standardet më të mira.
Teksa ka parë nga afër të gjithë investimin, kryebashkiaku theksoi se kjo qendër është dëshmi e transformimit rrënjësor në zinxhirin e shërbimit parësor shëndetësor në Elbasan, e cila ofron kushte optimale sipas standardeve më të mira për më shumë se 2000 banorë të asaj zone të thellë malore dhe fshatrave përreth.
Z.Llatja theksoi nder te tjera se është i kënaqur, sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit.
Qendra e re shëndetësore në Njësinë Administrative Zavalinë është dhe një nga qendrat me shërbim 24 orë për banorët e kësaj zone, e rindërtuar në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
Edlira XHERRI






























