Të gjithë e njohin Mihal Dishon, jo vetëm për shkak se frekuenton çdo ditë bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan, por edhe sepse ka sjellë për lexuesin shumë libra. Më i fundit, i cili është dhe libri i tij i 12, titullohet “Miha”, autobiografia e një vllahu. Në e intervistuam Z.Disho, i cili tregon për Televizionin Skampa veçoritë e librit të tij të fundit.
Shkrimtari Disho librat e tij i ka te fokusuara tek kultura vllahe, por nuk është se ka lënë pas edhe tematika te tjera. Në shpirtin e shkrimtarit edhe fjala, mendimi apo ndjenja frymon vllahisht. Por pse po e shkruan autobiografinë e tij në këtë moshë shkrimtari Disho?
Sipas Dishos, ky libër përveçse eshte nje autobiografi e tij, i ndihmon të tjerët që edhe ata ta përdorin si metode të shkruari.
Në krijimtarinë e tij shkrimtari Disho numëron 12 botime, por ai na tregon edhe se është duke shkruar libra të tjerë me tematika të ndryshme dhe mesazhe kuptimplotë.
Edlira XHERRI





























