Mijëra besimtarë myslimanë në Elbasan festuan sot Fitër Bajramin. Falja e namazit u krye në sheshin kryesor ‘Gensher’.
Mes besimtarëve kishte edhe edhe deputetë dhe figura të njohura të qytetit të cilat ishin bërë pjesë e ritit. Fjalën e rastit e mbajti Myftiu i Elbasanit Agim Duka i cili përcolli mesazhe paqeje, harmonie, dashurie dhe adhurimi në Zot. Ai uroi të gjithë besimtarët për një vit të mbarë begati e miresi ne familjet e tyre.
Nisur edhe nga situata, ai uroi një botë në paqe dhe pa luftra. Më pas besimtarët përqafuan njëri-tjetrin dhe iu drejtuan festës në familjet e tyre.
Edlira Xherri





























