PRISHTINË, 30 maj/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqës i fushatës së tij presidenciale.
Kryeministri Kurti e falënderoi Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, thuhet në komunikatë për media.
“Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në ShBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona”, ka thënë Kurti.
/KosovaPress/



























