UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje Kongresit që të paraqesë reforma mbi bazën e “gjykimit të shëndoshë” për të frenuar dhunën me armë.
Biden është përpjekur t’u japë ligjvënësve hapësirë për të gjetur një kompromis dypartiak lidhur me këtë çështje, pas ngjarjeve tronditëse me armë zjarri të ndodhura për dekada me radhë.
Presidenti Biden tregoi gjithashtu një vendosmëri për t’i treguar vendit përkushtimin dhe angazhimin e tij për të çrrënjosur një epidemi të qartë amerikane të dhunës me armë, dhe një optimizëm që edhe një Kongres i polarizuar dhe republikanë që ka kundërshtuar për një kohë të gjatë forcimin e ligjeve të armëve mund të nxitet të veprojë.
Biden bëri thirrje gjithashtu për ndalimin e armëve sulmuese dhe rritjen e moshës për blerjen e armëve të tilla nga 18 në 21 vjeç./ /a.i/



























