Zjarri i rënë mesditën e së mërkurës në fshatin Shijon, ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar edhe nga era si edhe temperaturat e larta. Flakët e zjarrit të përhapura me shpejtësi kanë rrezikuar edhe disa banesa. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivat e zjarrëfikeses si edhe mjetet të cilët kanë lokaluar në kohë rekord flakët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i cili ka parë edhe situatën e shkaktuar nga zjarri.

Sipas informacioneve të fundit është bërë e mundur të vihet nën kontroll ku pas rreth 5 orësh zjarrfikësja e Elbasanit ka arritur të shuajë flakët.

Në fikjen e zjarrit u angazhuan ekipet zjarrfikëse, emergjecat e Bashkise Elbasan, ndërrmarrja e shërbimeve publike si dhe banorët e zonës.

Kryebashkiaku Llatja ka kërkuar ndihmën e Policisë për kapjen e personave të papërgjegjshëm, pasi sipas tij zjarri është i qëllimshëm dhe është ndezur buzë rrugës së vjetër Elbasan – Tiranë, duke kaluar nga Shijoni në fshatin Petresh.

“SITUATË MË E QETË PAS VËNIES NË KONTROLL TË VATRËS SË SHIJONIT
Pas disa orësh luftë me zjarret në Shijon, situata tani paraqitet më e qetë. Aktualisht nuk kemi më asnjë vatër aktive, por puna vijon për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi ???‍???
Mirënjohje për këdo që iu bashkua sot ekipeve të #bashkisë në përpjekjet për të shpëtuar banorët, shtëpitë, të mbjellat, stanet me gjënë e gjallë dhe mjedisin tonë të përbashkët ?