Vëllai i 37-vjeçares Jetlira Elezi, e cila u masakrua me thikë nga bashkëjetuesi një ditë më parë ka paralajmëruar se do të hakmerret për të.

Në një reagim të bërë në rrjete sociale ai i është drejtuar autorit Ramis Mici, e duke i thënë publikisht se do t’i vrasë të afërmit e tij.

 

Kujtojmë se Elbasani u trondit një ditë më parë nga vrasja e ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ku Ramis Mici i mori jetën për shkaqe xhelozie.

Ata jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje.  Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Ditën e vrasjes,  37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, edhe pse nuk mundi dot të largohej.

Fatmirësisht dy fëmijët e mitur nuk kanë qenë në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.

 

Top Channel