Zjarri masiv që përfshiu qindra ha kullotë dhe pyll prralli mbi malin e Sopotit zbriti gjatë natës mbi rrugën e vjetër Gjirokastër -Delvinë, duke shkaktuar një situatë alarmante të flakëve që rrezikuan të hyjnë në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër.
Rreth orës 2 të mëngjesit zjarrfikësit e Finiqit dhe Delvinës u mbështetën nga rreth 60 forca të ushtrisë si dhe zjarrfikës nga Gjirokastra, Dropulli e Tepelena.
Lartësia e flakëve ka qenë mbi 10 m në disa segmente duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve. Zjarri u izolua vetëm me ndërhyrjen fizike të efektivëve dhe banorëve pasi ndërhyrja me mjete ishte e pamundur plr shkak të terrenit.
Aktualisht krahu perëndimor i avancimit të zjarrit është shuar duke larguar rrezikun edhe për fshatrat Muzinë dhe Pecë.
Zjarri përparoi me shpejtësi i shtyrë edhe nga era për në veri duke përshkuar brezaret e Pecës dhe aktualisht është duke u djegur një sipërfaqe e gjerë kullote mbi fshatin Kardhikaq.
Që prej orës 5 të mëngjesit ka filluar edhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri. Kjo ndërhyrje po pengon zbritjen e zjarrit në fshatin Kardhikaq. Në një situatë të ngjashme 3 vite më parë në këtë fshat u dogjën 3 banesa dhe dhjetëra ha ullinj e vreshta.tch


























