Deputetët mbrëmjen e djeshme u bënë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë, pas një rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani.
Shifrat e zbuluara tregojnë se emigrantët nga vendi ballkanik, një anëtar i NATO-s që dëshiron të anëtarësohet në BE, tani përbëjnë katër në dhjetë të ardhur nga Franca veriore.
Përshkallëzimi bëri që 1075 shqiptarë të mbërrinin në Britaninë e Madhe me gomone dhe varka të vogla brenda gjashtë javëve deri më 12 korrik.
Ata përbënin 37.5 për qind të të gjithë emigrantëve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar me gomone nga bandat gjatë kësaj periudhe, duke eklipsuar të gjitha kombësitë e tjera, përfshirë këtu afganët, iranianët, irakenët dhe sirianë.
Mbështetësit konservatorë i bënë thirrje kryeministrit të ardhshëm që të veprojë urgjentisht. Natalie Elphicke, deputete konservatore për Dover, tha:
“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.
Një zëdhënës i qeverisë tha:
“Rritja e kalimeve të rrezikshme të Kanalit është e papranueshme. Akti i Kombësisë dhe Kufijve e bën një vepër penale mbërritjen me vetëdije në MB ilegalisht dhe ne kemi futur dënime të përjetshme për ata që lehtësojnë hyrjen e paligjshme në vend”.
Top Channel


























