Shqiptarët po lindin çdo vit e më pak fëmijë.
Numri i ulët i lindjeve u konstatua para pak ditësh edhe në shifrat që publikoi INSTAT ku për tre mujorin e dytë të këtij vitit ka një rënie të lindshmërisë me 14.8%.

Ndërsa me të verdhë në hartë janë paraqitur vende si Greqia, Italia, Estonia, që kanë një ulje të lindshmërisë me 12 dhe 13% dhe Shqipëria me 14%. Popullsia e Shqipërisë me këto shifra pritet të zvogëlohet nga 2.8 milion banorë që përllogariten të jenë aktualisht në afro 2.5 milion banorë në vitin 2050.
Kjo për faktin se nga njëra anë të rinjtë por emigrojnë jashtë Shqipërisë, por nga ana tjetër ka shume çifte që kufizohen për ta shtuar familjen vetëm me dy fëmijë për shkak edhe të pamundësisë ekonomike apo angazhim të çiftit në punë. Ka dhe nga ato raste edhe pse më të pakta kur gratë preferojnë të lindin vetëm një fëmijë, pasi nuk duan të ndërpresin karrierën.
Top Channel


























