Ministrja Evis Kushi u është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampionit Ilirian Suli, ku një komentues në postimin e sotëm të kryeministrit shprehet:
“O zoti kryeminister na thuaj pak per ILIR SULIN KU NDODHET SOT? TI NUK ISHE MINISTER ATEHERE I BRAKTISE” shkruan një komentues.
Ministrja Kushi përgjigjet:
“Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.”
Elbasaninews.al


























