Disa prej shefave të kuzhinës më të mirë shqiptarë morën pjesë në panairin e Beogradit “Open Balkan Wine Vision”.

Kryeministri Edi Rama falënderoi përmes një postimi në rrjetet sociale shefat shqiptarë duke e cilësuar pjesëmarrjen e tyre në panairi si qershia mbi tortë.

“Shijet shqiptare përmes disa prej shefave tanë të kuzhinës ishin qershia mbi tortë në Open Balkan Wine Vision”, shkroi Rama teksa ndau pamje nga panairi.

“Faleminderit  Alfred Marku (Rapsodia), Ismet Shehu (Cereni), Genti Skendaj (Harmony), Bleri Dervishi (Rozafa), Urim Jaçe (Antigonea), Olti Caci (Flower Hotels & Resorts), Dhurata Thanasi (Luga e Argjendtë), Artur Luku (Artur), Ledion Çollaku (The Home)”, u shpreh Rama.

Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi pjesëmarrjen e shefave të kuzhinës në këtë panair.

“Shijet shqiptare të shefave tanë të kuzhinës tradicionale; të erëzave nga Jugu përmetar e deri te Veriu lezhian; të pjatave të Tironës; të aromave të detit Jon e Adriatik; dhe sidomos të artit kulinar të mendjeve krijuese; të hulumtimit mes trashëgimisë dhe modernitetit ishin qershia mbi tortë e Panairit të Ballkanit te Hapur ku shkëlqyen artistët e kuzhinës shqiptare. Faleminderit këtyre ambasadorëve të kulturës gastronomike dhe turizmit kulinar, Alfred Marku, Genti Skendaj, Bleri Dervishi, Urim Jaçe, Ceren Ismet Shehu, Bledar Boci & Kledjan Lushkaj, Dhurata Thanasi, Artur Luku, Ledion Çollaku (Franko)”, u shpreh Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.