Nga: EDLIRA XHERRI …. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, shkollat e Elbasanit, por jo vetëm, janë duke u përgatitur për të pritur vogelushet. Në shkollën “Ali Agjahu” ditën e sotme janë duke u shpërndarë librat, ndersa mësues por edhe drejtoresha e shkollës është e angazhuar plotësisht për t’u shërbyer vogëlushëve. Nga ana tjetër janë vogëlushët ata që mëzi presin të nisë viti i ri shkollor.

 

Drejtoresha e shkollës “Ali Agjah” thekson për Televizionin Skampa se krahas teksteve po i kushtohet nje rëndësi e veçantë edhe infrastrukturës.

 

Në bashkinë e Elbasanit gjithçka është gati për vitin e ri shkollor. Kryebashkiaku Gledian Llatja pohon se përveç shkollave të reja me standarde evropiane që janë ndërtuar, gjatë muajve të verës janë marrë të gjitha masat që edhe shkollat dhe kopshtet ekzistuese të kenë standardet më të mira për mësimdhënien. Viti i ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar fillon më 12 shtator 2022.