Pagën joshëse për një punëtor krahu, pronari i një pike të larjes së automjeteve ka vendosur edhe tabelë lajmërimi për të joshur punëtorët e rinj.

 

 

“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”.

 

Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm.

 

 

” Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

 

Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje merr kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.

 

Në pikën e tij të lavazhit lahen automjete dhe tapeta. Musliu thotë se në lavazhin e tij gjithnjë ka diçka për të larë, dhe i vetëm ai e ka të pamundur të përballojë fluksin e punës, për këtë arsye Musliu kërkon të punësoj lavazhier me një rrogë që kurrë nuk do ta mendonte se do ta ofronte për punëtorët e tij.

 

“Ne kemi më shumë se 20 vite që ushtrojmë këtë aktivitet, puna shkon mirë po duhet rritur shërbimi dhe kjo arrihet duke pas staf të mirë. Po nuk po gjejmë staf”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.

 

Prej dy muajsh 38-vjeçari në kërkim të lavazhierëve, edhe pse pagën e lavazhierit e ka tre fishuar, rroga prej 900 mijë lekëve të vjetra në muaj sipas tij nuk po josh njerëzit e duhur.

Tch