Një çift kanë folur për emocionet e tyre të përziera për hapjen e një letre të nënshkruar me dorë nga Mbretëresha Elizabeth II në ditën që ajo vdiq. Tricia dhe Ray Pont nga Godalming, Surrey, festuan 60-vjetorin e martesës të enjten. Të gjithë çiftet që mbushin 60 vjet martesë marrin një latër urimi nga monarku.

Çifti mësoi për gjendjen e Mbretëreshës ndërsa ishin jashtë në një drekë festive. Pensionistët thanë se ishte një ditë emocionesh të përziera që ata nuk do ta harronin kurrë.

“Isha shumë e emocionuar që hapa letrën. Mendova se do të ishte një moment kaq i bukur për familjen tonë. Kjo e bën letrën edhe më të çmuar dhe prekëse pasi ne ishim nga njerëzit e fundit që morëm korrespondencë prej saj,” -tha znj. Pont. “Ne të dy erdhëm në shtëpi nga dreka jonë, pamë letrën dhe u ndjemë shumë të përlotur. Ne ishim absolutisht kaq të mërzitur.”

Zonja Pont përshkroi se letra kishte një fotografi të Mbretëreshës në pjesën e përparme të bërë në ballkonin e Pallatit Buckingham në Jubileun e saj në qershor.

“Kjo do të thotë shumë. Kishte një mesazh të bukur brenda dhe ishte firmosur me dorë,” -tha ajo.

Zonja Pont, tani 80 vjeçe, kujtoi sesi prindërit e saj e çuan në Londër në vitin 1947, një natë para dasmës së Mbretëreshës.

“Ne qëndruam në kangjellat në Pallatin Buckingham kur ata dolën në ballkon. Ishte e mrekullueshme,” -kujtoi ajo.

Zonja Pont tha se më vonë shkoi në një festë në kopsht në Pallatin Buckingham në emër të Shoqatës së Guides Girls në prani të Mbretëreshës, gjë që ajo e përshkroi si “një nder të madh” dhe shtoi se ndihet shumë e privilegjuar që ka pasur kontakt me Madhërinë e Saj.

Burimi: BBC