Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer gjatë 24 orëve në shkallë vendi 543 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare e ushqimore.
Nga kontrollet e kryera, u morën 68 mostra për analiza laboratorike dhe ka kryer 90 analiza të produkteve ushqimore.
Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 26 masa administrative gjobë në vlerë totale 300 mijë lekë, ndërsa ka bllokuar 12.77 tonë produkte ushqimore dhe 66 810 kokrra vezë jashtë standardeve për konsum.
AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të vijojë intensifikimin e kontrolleve.


























