Mundësi kuqezi Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në finalen e kampionatit botëror të mundjes që po zhvillohet në Beograd.
Mundësi kuqezi mposhti në gjysmëfinale serbin Stevan Miçiç (medalist olimpik).
Abakarov arriti finalen pasi dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë, teksa të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi këtë si një arritje e madhe e mundësit kuqezi.
Abakarov në finalen që zhvillohet nesër në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.

























