Një 19-vjeçar është ekzekutuar në Shkodër, pas minuta pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Kastrioti.
Ngjarja ka ndodhur në pak metër larg stadiumit, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”.
Erjon Xhenjo, ishte në një nga lokalet e qytetit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Policia njofton se në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Top Channel

























