Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojnë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, ndërsa rreth 2000 vetë janë grumbulluar në veri të Francës gati për të bërë udhëtimin e rrezikshëm.

Në një artikull të “The Telegraph”, Rama citohet t’u ketë thënë të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe.

“Qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, tha ai.

“Zyrtarët e Forcave Kufitare thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të mbërritjeve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga vendi ballkanik. Rreth 2,000 shqiptarë të tjerë thuhet se kanë arritur në Francën veriore dhe tani po jetojnë në kampe të improvizuara ose po grumbullohen në B&B në Dunkirk dhe Calais përpara se të bëjnë kalimin e tyre”, thuhet në artikullin e gazetës britanike.

“Javën e kaluar, parlamenti i Shqipërisë mbështeti njëzëri një “memorandum” të ri me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar policët e saj të dërguar në Britani të ndajnë informacione kriminale dhe biometrike mbi emigrantët e Kanalit Shqiptar në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimin e tyre në Ballkan”, vijon artikulli.

“Edi Rama ka premtuar mbështetje financiare për turizmin rural në vendin e tij mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, thuhet në artikull.

“The Tepegraph” citon Kryeministrin Rama i cili i pyetur në fundjavë për eksodin nëpër Kanal, u tha gazetarëve: “Së pari, do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë”.

“Shqipëria nuk mund t’u ofronte shqiptarëve të njëjtat “kushte” si Britania e Madhe apo Gjermania”, pranoi Rama. “Ne nuk jemi magjistarë,” tha ai.

Por ai këmbënguli se Shqipëria kishte “shumë mundësi” për ata që “me të vërtetë duan të arrijnë suksesin e tyre përmes punës”.atsh