Kriza e energjisë i ka vënë të gjitha vendet në pozitë mbrojtëse ndaj konsumatorëve dhe bizneseve, duke parashikuar paketa të plota me mbështetje direkte.
Gjermania, për shembull, vetëm pak ditë më parë, njoftoi se do të japë një pagesë 300 euro për punonjësit, pensionistët dhe studentët.
Po kështu do të ofrojë një sasi energjie, që ende mbetet për t’u përcaktuar, me një çmim më të ulët. Të paktën 65 miliardë euro do të vihen në dispozicion nga qeveria për të kaluar këtë dimër. Franca ka vendosur për familjet me të ardhura të ulëta të ofrojë një çek 100-200 euro.
Kjo vjen në kushtet kur qeveria do të rrisë çmimin e gazit dhe energjisë me një tavan 15% vitin tjetër, që në vlerë përkthehet vetëm 25 euro në muaj, dukshëm më e ulët se mbështetja. Shuma që do të përfitojë familja, do të varet nga të ardhurat mesatare.
Spanja ka deklaruar se familjet dhe bizneset e vogla nuk do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar për gazin, që është burimi kryesor i energjisë. Kjo do t’u kursejë atyre mesatarisht 5-19 euro çdo muaj. Masa për gazin vjen një vit pasi qeveria uli TVSH-në tek energjia elektrike, nga 21% në 10% dhe që u pasua me një reduktim të mëtejshëm nga 10 në 5% në qershor 2022.
Këto tre vende u morën si shembull nga qeveria shqiptare në planin e masave për energjinë, duke treguar mënyrën sesi këto shtete po çonin para objektivat e kursimit, por jo ato të mbështetjes.
Është një nga kërkesat që na ka ardhur dhe ne besojmë se pavarësisht problemeve teknike, që mund të ketë për zgjidhjen e saj, mendojmë që është një problematikë të cilën mund ta adresojmë dhe netimin vjetor, i cili mund të aplikohet, duke e bërë më të ndjeshme dhe më të rëndësishëm shkëmbimin e energjisë për palën e investitorëve”, – tha Balluku.
Ajo sqaroi se Shqipëria ofron kapacitetin më të madh të lejuar të instalimit për vetëprodhuesit, duke mbajtur të njëjtin nivel si Spanja, ndërkohë që vende të tjera e kanë më të ulët dhe kjo në vetvete është një mbështetje e dhënë direkt për bizneset vetëprodhuese.
Burimi: Bursa e Energjisë, përpunime të Monitor
Burimi: INSTAT
Top Channel


























