Kryeministri Edi Rama nga parlamenti me ironi ka deklaruar se ndihet i prekur nga “dashuria e beftë” për Teatrin duke iu referuar kështu edhe deklaratave të deputetit Myslim Murrizi.
Më tej Rama teksa ka cituar Shekspirin ka tregur dhe një histori personale kur ka shkuar në spital jashtë vendit pranë një njeriu të dashur që ndodhej në gjendje kome. Rama tha se do të bënte gjithçka që ai person të kthehej.Më tej
“I dashur Myslim jam i prekur nga kjo dashuria e beftë madhe për Teatrin, papritur fytyra jote mu zëvendësua me fytyrën e Sandër Prosit që thoshte e sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull. Dhe meqë kështu erdhi kjo punë dhe Shqipëria u kthye në arenë ku përplasen bijtë e Shekspirit me një regjim të imagjinuar në fixhanin e Ledi Makbeth, e duke qenë se jemi në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse…
Të gjithë atyre që kanë zgjedhur të përfshirë jo për një plan politik por për një lëndim spirtëor, budallallëku ngjitet kollas njësoj si mëndjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes thotë shekspiri.
Jeta më ka çuar dikur pa dëshirën time pranë një neriu të zemrës në një spital amerikan në masa çustër dhe kur kam hyrë një spital dhe kam parë çfarë ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e zotit dhe përpara syve të mi kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendjet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur në vetëm 2 fishin e popullsisë së shqipërisë, por si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vetë dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritje e nurmit të atyre që thanë se ishte lojë që po qeshnin dhe po talleshin”, tha Rama.