Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Ambasadori italian shprehu mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar për veprimtarinë e SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Takim pune i gjatë e frytdhënës me kreun e SPAK Arben Krajën. Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për demokracinë”, u shpreh ai.
Bucci theksoi se “Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur dhe të qetë”.
“Bashkëpunimi ynë me SPAK do të vijojë me më shumë intensitet. Një falënderim i madh e i padiskutueshëm shkon për Arben Krajën, për punën e tij të jashtëzakonshme e frytdhënëse si i pari drejtues i SPAK”, tha ai.



























