Shqiptarët kanë shumë raste për t’u krenuar nga të gjitha fushat, sidomos në sport. Rasti më i fundit është ai i Manuel Gaxhjas, një luftëtar në artet marciale, në disiplinën MMA, i cili ka ngritur lart flamurin shqiptar.

 

Nën moton “Mbështetemi tek njerzit e punës” kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka publikuar historinë e të riut elbasanas, i cili duket se hapat i ka të sigurtë drejt një suksesi të garantuar, ndërsa ka kaluar shumë sakrifica për të prekur një ditë ëndrrën e madhe.

 

Kreu i bashkisë thekson se fjalët e ketij kqmpioni nga Elbasani duhet te merren parasysh nga cdo i ri. Ndersa vete Gaxhja nuk i ka fshehur emocionet.

 

Kur dëshira bashkohet me vullnetin, padyshim që shndërrohesh në një yll ku të gjithë njerëzit mund të shohin. Pika e fortë e këtij luftëtari është që praktikon prej shumë vitesh Taekwondo-n.

 

Në një aktivitet kushtuat krenarive te Elbasanit Gaxhja u nderua me “Mirënjohjen e Qytetit” për kontributin e vyer që ka dhenë dhe jep.

Edlira XHERRI http://Edlira Xherri