“TETORI ËSHTË VETËM NJË MUAJ, T’I VLEN ÇDO DITË”

 

Forumi i Gruas Socialiste ka organizuar një takim me qëllimin e ndërgjegjësimit të grave dha vajzavepër kontrollet e hershme të kancerit të gjirit.

 

Me mesazhin se nuk është muaji tetor i vetmi muaj për të luftuar për jetën, por çdo ditë e vitit, Kryetarja e Forumit të Gruas Elbasan Aulona Bylykbashi, kërkoi që gratë e vajzat ashtu siç mbështesin njëra tjetrën çdo ditë, në çdo sektor, të jenë shtysë edhe për kontrollet për shëndetin.

 

 

 

Kryetarja e PS, në detyrën edhe të Drejtorëshës Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor informoi për lehtësirat që sot ofrojnë spitalet e qendrat shëndetësore për kontrollin rutinë të kancerit të gjirit.

 

Përshëndetën takimin dhe u bashkuan me thirrjet sensibilizuese Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe Drejtuesi politik i PS për Elbasanin Damian Gjiknuri.

 

Tetori është vetëm një muaj, ndërsa lufta për për jetën duhet të jetë motiv I çdo dite për çdo grua, si vijimësia e jetës dhe kuptimi i saj. Në takim u ndanë edhe eksperienca nga gra që betejën e tyre e fituan, por sdo t’ja kishin dalë nëse nuk do ishin kontrolluar në kohë.

Diangostikimi i hershëm shpëton jetë. Sot nuk është tetor, por kjo nuk ka rëndësi që t’I të luftosh për jeën tënde.

Edlira XHERRI http://Edlira Xherri