Mes Elbasanit dhe Tiranës, mes kodrave me pyjë dhe 4 liqeneve ndodhet zona e Funarit, e konsideruar gjërësisht si një perlë e turizmit. Për ta bërë me atraktive, do të ketë së shpejti një pistë parashutizmi, 75 km shtigje malore dhe një pikë informimi të vizitorëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e pistës së parashutizmit, një nga projektet më të mira për zhvillimin e turizmit në Elbasan.

Kjo pistë po ndërtohet në bashkëpunim me Bashkimin Europian me fondet IPA Crosporter dhe me të Maqedonisë së Veriut. Kreu i Bashkisë Gledian Llatja dhe Arjan Çala nga Tjetër Vizion shprehen nga Funari mbi rëndësinë e investimit.

 

Pista është më e madhja që po bëhet në Shqipëri, ku janë 3000 m2 të rehabilituara totalisht të shtruara me tapetin sipas standardit më të mirë ndërkombëtar, për të pasur një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan.

Edlira XHERRI