Shkolla “Jorgji Dilo” në Elbasan, si një ndër institucionet arsimore me te reja në qytet, i ka të gjitha kapacietet dhe kushtet bashkëkohore për mësimdhenie dhe jo vetëm.

Me qëllim sensibilizimin e nxënësve, por edhe komunitetit, Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Elbasan, në bashkëpunim me institucione të tjera, kanë improvizuar në renie zjarri për tw treguar mënyrën sesi duhet vepruar në raste të fatkeqësive të ndryshme.

Tajar Alla, shef i repartit zjarrfikës në Elbasan dhe drejtoresha e shkollës “Jorgj Dilo”, Arjana Shella, tregojmë qëllimin e ketij organizimi.

 

Pjesë e rëndësishme e ketij organizimi ishin edhe vullnetarët e Bashkisë Elbasan, si edhe Kryqi i Kuq. Mesime të kësaj natyre ndikojnë pozitivisht në aftësimin praktik të nxënësve për të qenë të gatshëm në raste të tilla emergjente.

Qëllimi i këtij improvizimi është që në çdo shkollë të krijohen grupe vullnetare, të cilët në bashkëpunim me inspektoret e Shërbimit Zjarrfikës, të jenë të gatshëm të ndërhyjnë në raste emergjence.

 

Edlira XHERRI