Shuhet legjenda e portes elbasanase dhe asaj shqiptare, Bujar Gogunja. Ish portieri rekordmen i mbajtjes se portes se paprekur prej 1037 minutash pa pesuar, u shua sot ne moshen 65 vjeçare, pas nje beteje me nje semundje te rende. Gogunja i perkiste atij brezi te arte lojtaresh me te cilet Labinoti i dikurshem u shpall kampion ne sezonin 1983-1984 per here te pare ne histori. Gogunja mbetet nje frymezim edhe per brezin e ri, per te cilin ai kontribuoi pas lenies se futbollit ne fushe. Elbasaninews