“Open Student Day” ishte eventi i sotëm që Woman Center for Development and Culture Albania zhvilloi me studentët e degëve të ndryshme të sistemit parauniversitar dhe atij universitar, nën moton “Edukimi është fuqizim”.
Eventi ka për qëllim informimin rreth programeve të trajnimeve në fusha të ndryshme dhe kurset profesionale që qendra ofron për rritjen dhe fuqizimin e të rinjve. Drejtoresha Ekzekutive, Rudina Çollaku, tregon për Televizionin Skampa më tepër rreth këtij organizimi.
Në vijim, znj. Çollaku theksoi se këto shërbime vijnë për studentët me qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjve dhe rritjen e kapacitetit të tyre për t’iu përshtatur epokës digjitale dhe kërkesave të tregut të punës me profesionalizëm.
Woman Center for Development and Culture Albania në bashkëpunim me FinTech Hub Albania, sjell këtë vit të ri akademik për studentët trajnimet në fushën teknologjike. Përfaqësuesja e FinTech Hub Albania, Znj. Maria Dojçe, njëkohësisht Lektore në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë prezantoi të gjitha paketat që do të ofrohen së shpejti në Elbasan pranë ambienteve të qendrës.
Woman Center for Development and Culture Albania në bashkëpunim me FinTech Hub Albania i rikthehet fokusit të studentëve dhe shërbimeve që ofron ndaj tyre prej vitesh për integrimin social të tyre krahas atij akademik, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve formuese, takimeve të hapura me të ftuar si dhe informimi rreth paketave të trajnimeve.
Edlira XHERRI