/ATSH/ Puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut në Krastë të Elbasanit po ecën me ritëm.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjete sociale nga faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës, ku do të ngrihet projekti arkitektonik.
Rama theksoi se “projekti do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror”.
“Ky kompleks do të jetë multifunksional, jo vetëm për gara me makina, por edhe për funksione edukative, kulturore, trajnuese si edhe rekreative, duke u kthyer në një, pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik”, nënvizoi Rama



























