ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se situata e krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut është në monitorim të pandërprerë.

Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ndihma që po u jepet banorëve të zonave të prekura nga reshjet e fundit në disa zona në veri të vendit.

“Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale. /j.p/