Nga Edlira XHERRI

Arben Duka është ndër poetët më të lexuar dhe komentuar ndër shqiptarë. Të shkruash për krijimtarinë e Dukës është punë e vështirë, por jo e pamundur.

Largimi nga jeta para kohe bëri që ne ditëlindjen e tij të 65, bashkëshortja e tij, Pranvera Duka, për të ndjerë sërish magjinë e vargjeve të poetit të shquar, bashkë më bashkëpuntorë të tjerë, promovuan vëllimin më të fundit poetik “Shiko Hënën”. Për të marrë pak nga magjia e këtij libri, Televizioni Skampa realizoi nje interviste me Elena Duken, mbesen e tij, e cila bashkë me bashkëshoretin e tij, punuan shumë për të realizuar këtë vëllim.

Arben Duka, është poet në kuptimin e fjalës, që i qaset poezisë me dinjitet, me respekt, korrektësi e përgjegjësi për gjithë ato që shkruan dhe kumton, jo me fjalë boshe, por me fjalë që kanë peshë, që ruajnë nderin e respektin e vetë fjalës së ndershme dhe të vërtetë, sepse me fjalë nis e sos bota. “Nuk është me rëndësi sa di njeriu, po nuk gjeti fjalë t’ i thotë si duhet e ku duhet, ato që di”. Por sa e rëndesishme ishte te botoheshin dorshkrimet e tij te fundit?