Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër, ku është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Edlira Xherri



























